Fotot, zyrtari i policisë dhe biznesmeni nga Durrësi, ja kush janë personat e arrestuar pas aksionit të SPAK

Janë publikuar detaje të reja nga aksioni i SPAK, në lidhje me dosjen hetimore të AKSHI-t.
Pas urdhër-arrestit për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, në pranga kanë rëndë dhe dy persona të tjerë.
Mësohet se është arrestuar Fatjon Kalluci, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë. Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe Embro Sulejmani, pronar i një biznesi në Durrës.
Mësohet se gjithashtu po zhvillohen kontrolle në zonën e Shkozetit në Durrës dhe në banesa të zyrtarëve të tjerë të policisë. Më herët mëngjesin e sotëm, hetuesit e BKH-së ushtruan kontrolle në banesën e ish-kreut të Policisë, Ilir Prodës.
Për momentin nuk janë bërë publike të gjitha detajet mbi provat që janë sekuestruar gjatë kontrollit apo nëse ndaj Prodës është caktuar një masë sigurie. Ilir Proda shërbeu si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, deri në mars të vitit 2026.
Zhvillimi i sotëm merr një tjetër rëndësi për shkak të emrit të Ergys Agasit, një prej personave kryesorë të dosjes “AKSHI”. Dyshohet se SPAK ka zgjeruar hetimet pas sekuestrimit të materialeve që gjendeshin në celularin e tij, dhe ka gjetur lidhje mes personave të sipërpërmendur.
Agasi u arrestua më 26 gusht 2026, pas disa muajsh në kërkim, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuza të lidhura me hetimin e SPAK për procedurat e prokurimeve dhe veprimtarinë e disa kompanive që kanë përfituar kontrata publike.
Më 21 shtator, vetëm një ditë përpara aksionit të ri, Apeli i GJKKO-së shqyrtoi kërkesën e Agasit për ndryshimin e masës së sigurisë.


