Përflitet për lidhjen me Adrola Dushin, Capital T tregon si i ka punët me çështjet e zemrës: Nuk kam dashur…

Showbiz

Përflitet për lidhjen me Adrola Dushin, Capital T tregon si i ka

Capital T është një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar. Prej kohësh ai është përfolur në media për lidhjen e dashurisë me modelen Adrola Dushin, mirëpo asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar. Për jetën private dhe për karrierën, ai ka folur sot në emisionin “Pushime On Top”.

Reperi ka ndarë me fansat disa nga planet më të afërta sa i përket karrierës, ku ka paralajmëruar një koncert me përmasa madhështore, si dhe një album të ri. Ai nuk tregoi më shumë detaje, duke mos zbuluar as emrin.

”Për momentin, po e mbaj sekret emrin, por di të them që do të jetë shumë i goditur, ‘dhurata’ ime për këtë sezon veror…”

I pyetur për jetën private, ai tha se është rehat e se do të vazhdojë kështu.

“Jam rehat, i stabilizuar… Dua të vazhdojë kështu, të mos ndryshojë…”

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion