Po eksploronte "Syrin e Ciklopit" por ra nga lartësia, policia i vjen në ndihmë turistit çek

Aktualitet

Po eksploronte "Syrin e Ciklopit" por ra nga lartësia, policia i

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, i vijnë në ndihmë 1 turisti çek, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë.


Sot, rreth pasdites, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë, duke eksploruar natyrën, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasi çek V. Sh., 61 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 61-vjeçarit.


Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe shërbimit mjekësor është bërë e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.

Për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barrelë deri në rrugën e makinave.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion