Baba në moshën 80-vjeçare, flet mes emocioneve Robert De Niro

Showbiz

Baba në moshën 80-vjeçare, flet mes emocioneve Robert De Niro

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Robert De Niro ka zbuluar ndjesitë e të qënurit një baba në moshën 80-vjeçare. Ylli i “Killers of the Flower Moon” ka qenë i përfshirë në disa nga projektet më të mëdha filmike, megjithëse jeta e tij në shtëpi është gjithashtu mjaft e ngarkuar.

Ndërsa shumica e burrave të moshës së tij do të tërhiqeshin dhe do të merreshin me golf, De Niro mirëpriti fëmijën e tij të shtatë, Gia Virginia, vitin e kaluar.

Fituesi i Oscars, i cili mirëpriti ardhjen e pjesëtarit më të ri të familjes me të dashurën Tiffany Chen, u emocionua në një intervistë të fundit teksa foli për prindërimin e vajzës së tij të vogël.

Duke folur në “AARP The Magazine”, edicioni shkurt/mars, De Niro tha se është mirë të jesh prind sërish në moshën madhore 80-vjeçare.

“Gjithçka në të cilën jam zhytur ose kur shqetësohem thjesht largohet kur e shikoj. Është e mrekullueshme”, shtoi ai.

De Niro theksoi faktin se nuk është aq i sigurt çfarë do bëhet e bija kur të rritet, as nuk është i bindur nëse do arrijë ta shohë prej moshës së vjetër, por pavarësisht kësaj, është i vendosur të shijojë të tashmen.

“Ka një mënyrë shumë të ëmbël sesi të sheh, si të jep vëmendje, të vëzhgon dhe ruan”, nisi të thotë Robert teksa u përlot.

Duke u marrë me pelenat e pista pothuajse në çdo dekadë të jetës së tij, aktori po merr një qasje më të qetë ndaj prindërimit këto ditë.

“Nuk bëhet më e lehtë,” shpjegoi ai për “The Guardian” tetorin e kaluar, kur u pyet rreth të qënurit baba në këtë moshë.

Legjenda e aktrimit shtoi: “Është kjo që është. Është në rregull. Dua të them, unë nuk bëj ndonjë punë të rëndë. Unë jam atje, e mbështes të dashurën time. Por ajo e bën punën. Dhe ne kemi ndihmë, e cila është kaq e rëndësishme.”

Njoftimi i De Niros se kishte mirëpritur fëmijën e tij të shtatë tronditi shumë njerëz vitin e kaluar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion