Arbër Hajdari për fitoren e Gjestit: Gjysma jonë më e mirë Kosova, mori atë që e meritonte

Showbiz

Arbër Hajdari për fitoren e Gjestit: Gjysma jonë më e

Gjesti ka arritur të shpallet fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania 4, duke u kurorëzuar si kampioni i këtij sezoni. Pas shpalljes së tij si fitues, ai ishte tejet i emocionuar, ndërsa emri i tij u tha, ai ra në gjunjë nga emocionet që e kapën në momentin e fitores.

Para se Gjesti të shkonte në studio për të falënderuar publikun, opinionistët ndanë mendimet e tyre mbi rrugëtimin e tij.

Arbri, njëri nga opinionistët, e vlerësoi shumë fitoren e Gjestit dhe tha fjalë tepër të veçanta që la përshtypje te të gjithë.

Ai u shpreh: “Gjysma jonë më e mirë, Kosova, mori atë që e meritonte. Gjesti, për mendimin tim, ai dha një mesazh shumë të madh, i cili mund të përshkruhet në një fjali: Edhe atëherë kur jeta të vendos në vështirësi shumë të mëdha, ulesh në gjunjë, por nuk dorëzohesh, çohesh, vjen në Shqipëri dhe del fitues.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion