Armët e ftohta sërish problem në Fier / Pas sulmit në fast food, një person shëtit me thikë në hyrje të pedonales

Aktualitet

Armët e ftohta sërish problem në Fier / Pas sulmit në fast

Një tjetër episod shqetësues është regjistruar në qytetin e Fierit, vetëm pak kohë pas plagosjes me thikë të punonjësit të një fast-food-i nga një 15-vjeçar.

Këtë herë, një person është filmuar duke lëvizur me thikë në dorë në hyrje të pedonales së qytetit, pranë zonës ku ndodhi edhe plagosja e mëparshme.

Pamjet tregojnë personin duke mbajtur mjetin prerës në një hapësirë publike dhe mjaft të frekuentuar nga qytetarët. Episodi ka ngritur shqetësime për sigurinë në këtë zonë, veçanërisht pas ngjarjes së rëndë të regjistruar pak më herët.

Ende nuk dihet identiteti i personit që shfaqet në pamje, nëse ka pasur ndonjë konflikt apo nëse policia është vënë në dijeni të rastit.

Dy episodet e ndodhura në një hark të shkurtër kohor kanë rikthyer vëmendjen te siguria në hapësirat publike të qytetit të Fierit. Kujtojmë se dje në Fier u vra Selami Hasani dhe nipi i tij, Jakup Hasani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion