Antonela dhe e motra kërcënojnë sërish Klea Prengën? Çfarë deklaron avokati i blogeres

Showbiz

Antonela dhe e motra kërcënojnë sërish Klea Prengën?

Avokati i Klea Prengës, Alfred Duka tha se modelja nuk ka pasur kurrë kontakte me motrat Berisha, si dhe nuk ka marrë as mesazhe kërcënuese.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, në Vizion Plus, avokati deklaroi se sulmi ishte i qëllimshëm, aspak rastësi, pasi kamerat e sigurisë tregojnë që Mariela dhe Antonela Berisha nuk ishin duke darkuar në restorant.

Ai tha se modelja ishte e shoqëruar nga mikeshat e saj dhe nga një bashkëshort i njërës prej shoqeve.

“Nuk ka pasur kontakte më parë, as mesazhe kërcënuese, asgjë. Ngjarja nuk ka qenë rastësi, sepse gjithë dinamika është regjistruar në kamerat e sigurisë në ambientin e lokalit. Dy motrat zbresin në ca shkallë dhe e sulmojnë direkt e në fytyrë. Klea më ka thënë se motrat Berisha nuk i kanë thënë asgjë, por thjesht e kanë sulmuar direkt e në fytyrë. Klea ka qenë e shoqëruar nga mikeshat dhe nga bashkëshorti i njërës prej shoqeve të Kleas”, tha Alfred Duka.

E pyetur nga moderatorja se nëse dyshohet se ndonjë nga mikeshat e Kleas ka bashkëpunuar me motrat Berisha, avokati tha se sipas dëshmisë së modeles nuk ka ndodhur diçka e tillë, por shtoi se mbetet për t’u hetuar.

“Kjo është një çështje që i përket hetimit nëse do të shtrihet deri këtu. Por, as Klea nuk ka hedhur hije dyshimi se ndonjë prej personave ka pasur bashkëpunim me motrat Berisha”, tha Duka.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 gusht 2024, kur Klea, e cila ishte duke darkuar në një restorant, u sulmua barbarisht nga motrat, të cilat e goditën me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në fytyrë.

Ishte vetë e dhunuara Klea Prenga e cila denoncoi rastin në polici dhe madje në rrjetet sociale nxorri edhe fotot duke treguar tmerrin që përjetoi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion