Video/ 27-vjeçarja ndërmerr aktin ekstrem, hidhet nga kati i 15 i pallatit, bie sipër karrocës me fëmijë

Bota

Video/ 27-vjeçarja ndërmerr aktin ekstrem, hidhet nga kati i 15 i

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Astanës në Kazakistan, ku një 27-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 15-të i një pallati.

Sipas mediave lokale, gjatë rënies, gruaja ka rënë sipër një karroce fëmijësh ku ndodhej një vogëlush dyvjeçar. Si pasojë e goditjes fatale, fëmija ka humbur jetën në vend.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkaqet që çuan drejt këtij akti ekstrem.

Statistikat zyrtare nga Ministria e Emergjencave dëshmojnë për një shqetësim në rritje lidhur me sigurinë në lartësi:

Vetëm nga janari deri në muajin maj të vitit të kaluar u regjistruan 60 raste të fëmijëve që kanë rënë nga dritaret.

Si pasojë e këtyre rasteve, 5 fëmijë ndërruan jetë në vend, ndërsa 55 të tjerë u shtruan në spital me lëndime të rënda.

Gjatë gjithë vitit 2024, autoritetet raportuan gjithsej 196 incidente të ngjashme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion