Anita Haradinaj thumbon Oltën: “Nuk mund të jesh opinioniste e mirë nëse ke qenë banore”

Showbiz

Anita Haradinaj thumbon Oltën: “Nuk mund të jesh opinioniste e

E ftuar në rubrikën “Koment për koment”, Anita Haradinaj ndau përshtypjet e saj për eksperiencën personale si opinioniste në “Big Brother VIP Kosova”, ku u bë një prej zërave më të spikatur të programit për stilin e drejtpërdrejtë të komunikimit.

Ajo komentoi gjithashtu edhe edicionin e fundit të spektaklit, ku u zëvendësua nga aktorja Olta Gixhari, një ndryshim që ka ngjallur diskutime të shumta mes publikut dhe ndjekësve të formatit.

Ish-opinionistja u shpreh se që prej largimit të saj ka marrë reagime të shumta nga publiku që kërkojnë rikthimin e saj në panel, duke theksuar karakteristikat që sipas saj e bënin të veçantë.

“Unë kam marrë vazhdimisht komente që po u mungoj. Çiltërsia, mënyra e komunikimit të drejtpërdrejtë”.

Ajo shtoi se ka qenë e bindur që opinioni i publikut do të shprehej sapo u përzgjodhën emrat e rinj për këtë pozicion:

“Prej kur i kanë përzgjedhur opinionistët e rinj, e kam ditur që kanë për të më kërkuar”.

Duke folur konkretisht për Oltën, Anita tregoi se e ka vlerësuar si konkurrente në edicionin e “BBVA 2”, por ngriti dyshime mbi efektivitetin e saj si opinioniste, për shkak të angazhimit të mëparshëm si lojtare.

“E kam vlerësuar Oltën në BBVA si banore, por nuk mund të jesh opinioniste e mirë nëse ke qenë banore”.

Megjithëse nuk është aktualisht pjesë e emisionit, Anita la të hapur mundësinë për një rikthim, nëse i vjen një ftesë nga produksioni.

“Nëse më bëhet ftesa nga produksioni, nuk e përjashtoj rikthimin”.

Gjatë sezonit të parë të “BBVK”, Anita Haradinaj ishte një nga opinionistet më të komentuara, për qasjen e saj të drejtpërdrejtë, debatet e forta me banorët dhe ndikimin që kishte në diskutimet publike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion