Zjarr në shinat e trenit në Itali! Panik mes pasagjerëve në linjën hekurudhore Romë-Nettuno

Bota

Zjarr në shinat e trenit në Itali! Panik mes pasagjerëve në

Një incident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në linjën hekurudhore Romë–Nettuno, ku një zjarr i vogël përgjatë shinat e trenit ka shkaktuar panik mes pasagjerëve dhe ndërprerje të përkohshme të trafikut.

Treni ishte nisur nga Stacioni Termini rreth orës 14:00, por rreth orës 14:15 është ndaluar në zonën e Aprilias, pasi pranë linjës ka shpërthyer zjarr. Rreth orës 14:30, pasagjerët u evakuuan me urgjencë.

“Na detyruan të zbrisnim në Aprilia. Të gjithë po vraponin dhe bërtisnin. Kishte erë tymi dhe nuk e kuptonim saktësisht se nga vinte zjarri,” tha Elisa, një nga pasagjeret për “Agenzia Nova”.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe arritën të shuajnë flakët pa dëmtime të mëdha.

Rete Ferroviaria Italiana (RFI) bëri të ditur se shërbimi u rivendos plotësisht në orën 14:50, por trenat rajonalë po përballen ende me vonesa deri në 15 minuta dhe kufizime në itinerar.

ME TE LEXUARAT