Andra Destani surprizohet në mënyrën më të ëmbël nga djali i saj

Showbiz

Andra Destani surprizohet në mënyrën më të

Një javë më parë, Sinan Hoxha dhe Andra Destani u bënë prindër për herë të dytë, dhe suprizat për nënën e fëmijës, nuk mbarojnë. Ansi, u bë me vëlla dhe këtë emocion ai e trego herë pas herë, të paktën kështu kanë treguar postimet e publikuara në Instagram nga Sinani dhe Andra. Së fundmi, Andra ka marrë dhe një kartolinë të bukur, në të cilën janë shkruar fjalët më të ëmbla nga djali i saj. “E dashur mamush! Faleminderit që më bëre me vëlla. Jam shumë i lumtur. Të dua shumë, Ansi.”, shkruhet në kartolinë.

Kujtojmë më herët, se Ansi i ka vendosur emrin vëllait. “Deshëm s’deshëm ne të zotët e punës. Ansi i vendos vetë emrin të vëllait, Ayan.”, shkroi këngëtari. Pas lindjes, Sinani dhe Ansi i kanë bërë Andrës dhe vogëlushit një pritje madhështore në shtëpi, ku dhe ndau disa pamje në rrjete sociale.

Andra Destani surprizohet në mënyrën më të

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion