Tërmetet “zgjojnë” nga gjumi vullkanin në Islandë, rrinte i heshtur prej 800 vitesh

Bota

Tërmetet “zgjojnë” nga gjumi vullkanin në

Pas 800 vitesh heshtje, një vullkan në Islandë ka shpërthyer, kjo pasi 50 mijë tërmete e kanë tronditur zonën në 23 ditë. Mediat e huaja shkruajnë se shkencëtarët kanë deklaruar se ky është një fillimi i rëndësishëm për 200 vitet e ardhshme, ndërsa njerëzit janë shumë të lumtur që pas kaq shumë kohës do të flenë pa frikë.

Bëhet fjalë për vullkanin Fagradal, i cili është vendosur 40 km në jug të kryeqytetit Reykjavik. Rrjedhja e lavës dhe pluhuri është i vogël thonë shkencëtarët, ndryshe nga një vullkan tjetër që shpërtheu në 2010 dhe ndërpreu trafikun ajror.

Edhe pse rrjedhja është e vogël, islandezët janë shumë të entuziazmuar. Ata i janë afruar vullkanit dhe kanë bërë foto e video, duke i ndarë më pas në rrjete sociale. Disa nuk kanë pyetur për gazin me erë të tmerrshme të dioksidit të squfurit, saqë i janë afruar shumë pranë për ta parë rrjedhën ose për të pjekur sallam, vezë e marshmelloë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion