Albano e “thumboi” për këngën “Ana” të Norës, habit Roberti: Ashtu quhet e dashura ime

Showbiz

Albano e “thumboi” për këngën “Ana”

Fermerët e “Ferma Vip”, mbrëmjen e sotme e kanë kaluar duke luajtur lojën “Truth or Dare”. Gjatë lojës ishte radha e Robertit me Albanon, ku ky i fundit nuk ka nguruar t’i bëj një pyetje personale.

Albano e ka pyetur nëse e vë në siklet që shumë nga fermerët aty brenda e pëlqejnë këngën “Ana”, të kënduar nga ish-bashkëshortja e tij, Nora Istrefi.

Roberti tregoi se nuk e ka aspak problem, madje zbuloi se e dashura e tij aktuale quhet Ana.

Albano: Ne na pëlqen shumë ajo kënga “O Ana”, a të shqëtëson ty ky fakt?

Baby G (këndon këngën): Dje unë dhe Roberti e kënduam bashkë

Roberti: Nuk më shqetëson fare edhe ka 7-8 vite që është bërë kjo këngë, por e dashura që kam momentalisht e ka emrin Ana. Kurrë s’kam pasur të dashur me emrin Ana më përpara

Albano (vazhdon këndon këngën): Paska rastis kënga fiks

Roberti: Po, por nuk më bezdis

Albano: Shumë faleminderit për përgjigjen, se e di që ishte e sikletshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion