Krim i rëndë, babai vret vajzën dhe paguan të pastrehun 2 dollarë për t’i djegur trupin

Bota

Krim i rëndë, babai vret vajzën dhe paguan të pastrehun 2

Një brazilian vrau vajzën e tij pas një debati dhe i pagoi një të pastrehë 2 dollarë për të djegur trupin e saj në mënyrë që të fshinte gjurmët e krimit të tmerrshëm.

Sipas Daily Mail, 39-vjeçari Wellington da Silva u arrestua të mërkurën dhe rrëfeu se kishte vrarë Reisa da Silva në shtëpinë e tij në Sao Paulo të dielën e kaluar. Një kamera sigurie e vendosur jashtë banesës së tij regjistroi burrin duke futur trupin e pajetë të 18-vjeçares në ashensor.

Ëellington Da Silva u tha autoriteteve se ai dhe vajza e tij ishin ulur në shtëpi së bashku duke pirë alkool, kur papritmas filluan të grindeshin për ndarjen e tij dhe të nënës së saj disa muaj më parë. Burri tha se u tërbua sepse 18-vjeçarja këmbënguli të mbështeste nënën e saj dhe e mbyti atë.

Sipas policisë së Sao Paulos, 39-vjeçari ra në gjumë me kufomën e vajzës së tij në banesë dhe vendosi ta asgjësonte trupin e saj mbrëmjen e së hënës. Më pas dyshohet se iu afrua një burri të pastrehë dhe i kërkoi të blinte etanol nga një pikë karburanti aty pranë dhe i vuri zjarrin trupit të saj.

 “Ai na tha se i kishte paguar 2 dollarë për ta bërë këtë”, tha një zëdhënës i policisë lokale. Nëna e Reisës e denoncoi zhdukjen e saj të hënën dhe trupi i djegur i 18-vjeçares u gjet të martën nën një pjesë të thyer të trotuarit nga kalimtarët. Autoritetet kanë nisur kërkimet për të gjetur personin e pajetë dhe po shqyrtojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë për të konfirmuar pretendimet e 39-vjeçarit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion