1 milionë dollarë atlete, Kanye West thyen rekordin e Air Jordan
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 13:15
Showbiz

Këngëtari Kanye West ka krijuar markën e tij të atleteve, që pritet të kenë çmimin më të shtrenjtë që është parë ndonjëherë, 1 milionë dollarë.
43-vjeçari me atletet Yeezy ka fituar statusin e personit me ngjyrë më të pasur në botë. Aktualisht, rekordi për atletet më të shtrenjta në botë mbahet nga atletet Air Jordan 1, të vitit 1985, që u shitën për 600 000 euro.
Gjithsesi, sado që të shiten, Kanye Ëest nuk do të fitojë asnjë qindarkë nga atletet e tij të para, pasi ato janë nxjerrë në shitje nga koleksionisti Ryan Chang.


