Deputeti pa “dorashka” jep mendimin e tij: Ndalojeni islamin dhe Ramazanin

Një deklaratë paragjykuese ka ardhur nga deputeti holandez i së djathtës ekstreme Geert Uilders, lidhur me fenë islame. Përmes një postimi në Tëitter, Uilders shkruan: “Ndalojeni islamin. Ndalojeni Ramazanin” , por kjo nuk është hera e parë që deputeti kundërshton fenë islame.
Ai prej 17 vitesh ruhet nga roje, pasi deklaratat e tij kanë shkaktuar shumë debate.
Ai e ka krahasuar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin, me librin e diktatorit nazist të Gjermanisë, Adolf Hitler, “Mein Kampf” dhe ka bërë fushatë që Kurani të ndalohet në Holandë. Uilders bën thirrje që të ndalohen imigrantët nga shtetet myslimane dhe përkrah ndalimin e ndërtimit të xhamive në Holandë.


