Shifra të pabesueshme! Shihni parashikimin e superkompjuterit të OPTA për ndeshjen e Shqipërisë (FOTO)
Lajmifundit
/
6 October 2026, 17:25
Sport

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot ndeshjen e katërt në Grupin C1 në Ligën e Kombeve, me një kundërshtar që është dukshëm inferior.
Kuqezinjtë shihen nga të gjithë si favoritë absolutë për të marrë tre pikët e për më tepër, pritet edhe goleadë në “Air Albania” përballë ekipit më të dobët në botë.

Edhe kompania e statistikave sportive “OPTA” e sheh në të njëjtën mënyrë, pasi Shqipërinë e jep fituese të ndeshjes në 93,8% të simulimeve që ka bërë me superkompjuterin e saj.
Një barazim i mundshëm ndeshet në 4% të rasteve ndërsa probabiliteti i një fitoreje të San Marinos është vetëm 2%.


