Bora zbardh Bogë-Thethin, ndërhyrje gjatë natës për të mbajtur të hapur aksin turistik

Aktualitet

Bora zbardh Bogë-Thethin, ndërhyrje gjatë natës për
Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë orëve të natës aksin rrugor Bogë–Qafë Thorë–Theth, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen e ekipeve të mirëmbajtjes për garantimin e qarkullimit.

Mjetet dhe punonjësit e mirëmbajtjes kanë punuar në terren për pastrimin e dëborës dhe kriposjen e rrugës, me qëllim sigurimin e kalueshmërisë dhe shmangien e problematikave për drejtuesit e automjeteve.

Ndërkohë, në koordinim me strukturat përgjegjëse, situata po monitorohet në vijimësi dhe ekipet janë në gatishmëri për ndërhyrje të tjera, në varësi të kushteve atmosferike.

Sipas informacioneve të fundit, që prej orëve të mëngjesit në këtë zonë raportohen vetëm reshje shiu.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion