Salianji-Lubonjës: A do më mbështesësh po krijova partinë time? Analisti: Nuk kam besim te ti, do të përçash PD-në

Mes debate është zhvilluar diskutimi mes Ervin Salianjit dhe analistit Fatos Lubonja në News24 për situatën politike në Shqipëri dhe lëvizjet që synojnë të thyejnë establishmentin.
Gjatë diskutimit, Salianji iu drejtua Lubonjës duke e pyetur nëse do ta mbështeste në rast se ai do të ndërmerrte një lëvizje politike dhe do të dilte vetë si kandidat.
“Ja ku jemi këtu dhe të pyes: do të japësh mbështetje po të bëj një lëvizje dhe të dal me kandidat emrin tim?”, e pyeti Salianji.
Lubonja u përgjigj shkurt se nuk kishte besim. Më tej, analisti e akuzoi Salianjin se po bënte lojën e përçarjes së Partisë Demokratike.
Salianji: Ja ku jemi këtu dhe të pyes: do të japësh mbështetje po të bëj një lëvizje dhe të dal me kandidaturën time?
Lubonja: Jo, s’kam besim.
Salianji: Kaq pra.
Lubonja: Po bën lojën e përçarjes së PD-së tani.
Salianji: Ju, zotëri, keni vetëm një gjë: kundërshtoni për hatër të kundërshtimit.
Salianji: Të them një tjetër: a do të hysh në garë dhe të të mbështes unë?
Lubonja: S’kam talent për atë punë unë.


