Saimir Vishaj ndërroi jetë, miku i tij avokat: Të hetohet shkaku

Aktualitet

Saimir Vishaj ndërroi jetë, miku i tij avokat: Të hetohet shkaku

Avokati i njohur Genc Gjokutaj bën thirrje publike që rasti i mikut dhe kolegut të tij Saimir Vishaj, të hetohet dhe fatkeqësia e tij të zbardhet, sepse opinioni publik nuk mund të mjaftohet me një njoftim "se dyshohet se u rrëzua".

Sipas Genc Gjokutaj, për rastin kërkohet një hetim i thellë, i gjithanshëm dhe objektiv, sepse avokati Saimir Vishaj, thotë ai, nuk mund të prehet i qetë pa ju hetuar halli dhe fatkeqësia që e largoi nga kjo botë.

"Kolegu Vishaj pati një fund tragjik që askush nuk do ta meritonte! I aftë profesionalisht, komunikues, prind shembullor dhe ambicioz! Por poliedrizmi i tij në çdo fushë dhe njoftimi zyrtar se dyshohet të jetë rrëzuar kërkon një hetim të thellë, të gjithanshëm dhe objektiv!

Paskëtaj vijnë ngushëllimet! Saimiri i ndjerë nuk mund të prehet i qetë pa ju hetuar halli dhe fatkeqësia që e largoi nga kjo Botë! U prehsh në Paqe Saimir", shkruan avokati i njohur Genc Gjokutaj.

Saimir Vishaj ndërroi jetë pak ditë më parë, pasi qëndroi për rreth tri netë i intubuar në Spitalin e Traumës. Nga sa raportua fillimisht, përmes të njohurve dhe miqve të tij, avokati u rrëzua nga shkallët në shtëpi dhe ra në koma.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion