“Rrezik për sigurinë kombëtare”, dy shqiptarë ndalohen në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Aktualitet

cr1fOtxO-IMG_6237.webp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Azgan Haklaj, është ndaluar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare të Bllatës, në Dibër. Lajmin për ndalimin, Haklaj e ka rishpërndarë edhe në profilin e tij në Facebook.

Burime bëjnë me dije se ai është ndaluar nga shërbimi sekret i kryeministrit, ku u kanë thënë se janë rrezik për sigurinë kombëtare.

Për ngjarjen është lajmëruar edhe Ali Ahmeti, udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut.

Haklaj udhëtonte drejt Shkupit së bashku me gazetarin Ferdinand Samarxhiu, ku sot pritet të zhvillohet një marsh protestues lidhur me vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion