Reshjet e dendura të shiut përmbytin Durrësin, probleme në qarkullim

Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut përmbytin Durrësin, probleme në
Ditët e ngrohta dhe me diell duket se janë lënë pas.Gjatë mbrëmjes së kaluar dhe mëngjesin e sotëm më 9 tetor, moti në vendin tonë është dominuar nga reshjet e dendura të shiut.

Situatë aspak normale paraqitet në Durrës. Reshjet e shiut kanë “përmbytur” rrugët e qytetit.

Situata paraqitet problematike edhe për automjetet, e sidomos për kalimtarët që duhet të shkojnë në punët e përditshme.Rrugët kryesore të qytetit janë mbuluar me ujë, teksa lartësia e reshjeve shkon mbi 20 cm.

ME TE LEXUARAT