Realizoi portretin e Klevis Metajt që pushtoi rrjetet sociale, piktori zbulon bisedën me nënën e studentit: Ishte e frikësuar të…

Aktualitet

Realizoi portretin e Klevis Metajt që pushtoi rrjetet sociale, piktori

Piktori i njohur, Sani Bajrami, ishte sot i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku tregoi se çfarë e shtyu që të realizonte portretin e studentit, Klevis Meta. Ky i fundit u arrestua gjatë protestave të dhunshme te Ministria e Arsimit dhe fotografia e tij u bë shumë virale në rrjetet sociale.

Teksa po fliste për portretin në fjalë, Bajrami u shpreh se me këtë pikturë ka dashur që të tregojë mijëra studentët e tjerë që ishin në protestë.

“Qëllimi nuk ishte si një portretet i vetëm, po secili të gjejë veten e vet aty. Nuk kam pritur këtë vëmendjen e madhe. Video është bërë nga motra ime, pasi pikturat i postoj pasi ti kem përfunduar. Motra kishte ardhur për vizitë dhe më tregoi videon dhe thashë pse mos të tregoj procesin”, vijoi piktori.

I pyetur nga moderatorja se çfarë e goditi më shumë te imazhi i Klevisit, Sani u shpreh se u përfshi në atë çfarë po ndodhte.

“Unë çdo herë jam në riprodhim për të qenë sa më i vërtetë. Ka ngjallur një emocion të shohësh një student me pranga, por ka qenë për çdo kënd emocionues. Qëllimi s’ka qenë që të jetë i ndarë”,tha piktori.

Bajrami tregoi edhe për momentin që nëna e studentit ka komunikuar me të.

“Ka qenë befasuese. Kuptova që ka qenë e frikësuar të më thoshte se ishte djali i saj. Ajo u shpreh se nga gjithë kjo ngjarje që është përfshirë djali i saj, vetëm kjo pikturë e ka lumturuar dhe shprehur dëshirën për të më takuar. Shpresoj t’a takoj se do të qëndroj disa ditë këtu”, tha piktori.

Ai vijoi duke thënë se mbeti i befasuar se çfarë e shtyu nënën që të mohonte se ishte djali i saj.

“Kjo protestë, pse duhet të kenë kaq shumë frikë studentët për të treguar pakënaqësitë e tyre”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion