Bëri të lumtur një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare, zyrtarizohet dhe ka në dorë fatin e Armando Brojës

Sport

Bëri të lumtur një nga futbollistët e Kombëtares

Klubi i Bërnlit ka bërë një ndryshim shumë të rëndësishëm, pasi ka vendosur një shef të ri futbolli, për të nisur një faqe të re në drejtimin e skuadrës së Armando Brojës, që po vuan një moment të errët në këtë sezon.

Dy ditë pas humbjes me Linkoln, ku Broja ishte titullar dhe u dëmtua që në minutat e parw, u vendos shkarkimi i trajnerit Niki Hejen. Sot, erdhi lajmi që pritej prej kohësh, ai i emërimit të spanjollit Diego Lopez si shef futbolli, me detyrën e parë atë të gjetjes së një trajneri të ri për të marrë drejtimin.

Lopez ka qenë drejtor sportiv në radhët e Xhenoas në Serinë A, ku ndërtoi merkaton e saj në vitin e fundit, duke përfshirë ndër të tjera edhe firmën e Mario Mitajt me klubin e Serisë A.

Ai ka qenë prej kohësh në negociata me Bërnlin dhe vetëm sot është zyrtarizuar firma e tij në këtë klub.

Mbetet të shihet se çfarë lëvizjesh do të bëjë ai, si dhe si do të trajtohej çështja e Brojës, i cili nuk ka bindur që kur ka veshur fanellën e këtij klubi. Megjithatë, sulmuesi shqiptar më parë duhet të shohë situatën e dëmtimit dhe të mësojë se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave të lojës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion