Protestuesit djegin foton e Ramës dhe Vuçiçit: Nuk ka dialog me ata që dhunojnë rininë shqiptare

Protestuesit kanë djegur fotografinë e kryeministrit Edi Rama dhe të ish presidentit serb, Aleksandër Vuçiç përpara godinës së Kryeministrisë.
Ata e vendosën imazhin në tavolinën që ka vendosur Rama përpara Kryeministrisë teksa iu ka bërë thirrje të rinjve që të dialogojnë.
Kujtojmë që studentët kanë refuzuar dialogun me kryeministrin, ndërsa shprehen se kërkesa e tyre për dorëheqje mbetet e panegociueshme.
Studentët shprehen se Ramën e pret i njëjti fat si Vuçiç, i cili u mund një ditë më parë në zgjedhjet nga Lista Studentore, lëvizje e dalë nga protestat masive që vijuan për muaj të tërë kundër qeverisjes së tij.


