Vlora Hyseni mungon në seancën për masën e sigurisë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për ish-shefen e SHISH
Lajmifundit
/
3 November 2026, 18:15
Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër vendimin për ankimin e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, lidhur me masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Hyseni nuk ka qenë e pranishme në seancën e zhvilluar në Apelin e Posaçëm.
Lajmi konfirmohet për News24 nga gazetarja Klodiana Lala. Në seancë ka qenë i pranishëm avokati i saj, Kastriot Selita.
Ndaj Hysenit, GJKKO ka caktuar më herët masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi akuzohet për përfshirje në skandalin e AKSHI-t, ku dyshohet se ka ndihmuar biznesmenin Ergys Agasi gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati.


