Dimri i izolon sërish, banorët e Orgjocit: Rruga drejt Kukësit është e pakalueshme

Aktualitet

Dimri i izolon sërish, banorët e Orgjocit: Rruga drejt Kukësit

Tashmë që dimri po troket në zonat rurale të qarkut të Kukësit, banorët e këtyre zonave, përveç të tjerave, duhet të bëjnë llogaritë edhe me mungesën e rrugëve.

Të tillë janë edhe banorët e Orgjocit, në njësinë administrative Zapod, në qarkun e Kukësit.

Rruga që lidh këtë fshat me Kukësin jo vetëm që nuk është e asfaltuar, por në të mungon plotësisht edhe mirëmbajtja më minimale për sigurinë e dhjetëra e qindra banorëve, të cilët janë të detyruar të lëvizin çdo ditë.

“Rruga është katastrofë. Kërkojmë një përmirësim të rrugës. Të paktën, nëse nuk mundet fadroma, njësia administrative Zapod të vendosë një mirëmbajtës”, thonë banorët për A2 CNN.

“Dimrit kemi lëvizur me katër zinxhirë. Po, ka pasur edhe probleme urgjence, ka pasur të sëmurë, kam pasur njerëz të afërt me probleme, por janë zgjidhur me vështirësi të mëdha”.

E lënë në këtë gjendje dhe pa asnjë mirëmbajtje, kjo rrugë, me nisjen e shirave dhe më pas të dëborës dhe akullit, bëhet plotësisht e pakalueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion