Thoni gjithmonë “po” dhe lodheni për të gjithë? Ja çfarë ndodh me trupin tuaj dhe ndikimi që ka në shëndet

Një “people pleaser” është dikush që përpiqet vazhdimisht t’i kënaqë të tjerët dhe ka një dëshirë ose nevojë të tepruar për t’i bërë të tjerët të ndihen të lumtur, shpesh duke sakrifikuar kohën, energjinë, ndjenjat apo nevojat e veta.
Por si ndikon “po”-ja e vazhdueshme në jetën tonë shëndetësore?
“Ne themi po se duam të bëhemi pjesë e një shoqërie dhe jemi më të vlefshëm. Ne duhet të ndajmë imazhin tonë në shoqëri me pjesën se a jam unë e lumtur me pjesën ku them po. Kjo ndikon në gjendjen tonë emocionale,m mund të jap edhe depresion. Stresi na shkarkohet në muskul dhe ngarkesa emocionale çlirohet gjithmonë në trup”, tha Kelima Alijaj, eksperte e shëndetit fizik dhe mendor në “Takohemi n’Vizion”.
Akademikja Dhurata Lamçja u shpreh se jeta e ka mësuar të thotë edhe “jo”, fjalë e cila përjashtohet vetëm për familjarët e saj.
“Mua mu ka dashur të mësoj “jo”. Unë jam rritur nga një nënë autoritare. Koncepti është i tillë: ne modelohemi përmes strukturave të gatshme dhe individët nuk i lëmë të rriten për një “po” ose “jo” e nisur ngushtësisht ngafakti që nëse do e donte apo jo 100% këtë gjë. modelet tona janë mbizotëruar nga patriarkali. Më pëlqen që paneli është me vajza. Por patriarkizmi dhe varfëria nuk na dha mundësi të kuptojmë ndjesitë tona. Të jesh “people pleaser” i heq vetes tënde shumë gjëra.
Në kaq vite përvojë, duke dhënë mësim, reagojnë në forma të ndryshme. “jo dhe “po” është pjesë përbërëse e një procesi komunikativ. A është e vështirë të ndërtosh autoritet tek fëmijët? Me rregullat që ke vendosur e ke të thjeshtë, kur u qasesh me respektin për veten. Nëse do marrim në konsideratë raportet e punës, nuk i shikoj problematike, por si raporte mes brezash. Përgjithësisht janë raportet familjare që nuk them jo, janë raporte personale”, tha akademikja.
Por psikologia për fëmijë Majre Levenishti tregoi se si duhet përdorur fjala mohuese në sy të të miturve.
“Të thuash “jo”, në syrin e fëmijëve: “jo” se kështu them unë autoritet; “jo” se kjo është e dëmshme për ty, argument dhe “Hmmm e kuptoj, por kjo nuk duhet bërë”. Kjo është e duhura, sepse ti je aty me fëmijën dhe po e kupton atë çast”, tha psikologia.
Gazetarja Klaudja Murataj u shpreh se ka qenë gjithmonë personi që merrte përsipër dhe thoshte “po” edhe kur nuk duhej.
“Duke qenë se kam nisur marrëdhëniet e punës herët dhe kam qenë gjithmonë më e vofla e grupit dhe ngarkohesha me detyra. Gjithmonë thosha po sepse doja të ambientohesha. Ne jemi mësuar me një frymë që ne duhet të argumentojmë “jo”-në. tani e kam më të lehtë të them jo”, tha ajo.


