Nuk ka më bileta, stadiumi “Air Albania” mbushet plot për sfidën Shqipëri-Finlandë

Sport

Nuk ka më bileta, stadiumi “Air Albania” mbushet plot për
Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur plot për sfidën Shqipëri–Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League. Të gjitha biletat për këtë përballje janë shitur, duke konfirmuar interesin e madh të tifozëve për të qenë pranë Kombëtares.

Më 12 nëntor, në orën 20:45, kuqezinjtë do të zbresin në fushë përpara një stadiumi të mbushur me tifozë, të cilët do të krijojnë atmosferën e tyre karakteristike dhe do të mbështesin skuadrën në këtë ndeshje të rëndësishme.

Kombëtarja synon të marrë një tjetër rezultat pozitiv në Grupin C1, ku aktualisht renditet në vendin e parë me 9 pikë pas katër ndeshjeve të para.

Interesi i tifozëve dhe mbështetja e tyre janë një motivim shtesë për skuadrën në këtë sfidë.
Nuk ka më bileta, stadiumi “Air Albania” mbushet plot për

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion