Von der Leyen në Kryeministri, tension mes policisë dhe protestuesve, nisin shoqërimet

Aktualitet

a-246.png

Forcat e policisë kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve, të cilët ndodheshin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Disa qytetarë u përplasën me policinë, ndërsa tentuan të kalonin gardhin e krijuar nga uniformat blu, të cilat ndodhen në terren për mbarëvajtjen e vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ndodhet në Kryeministri, në një takim zyrtar me kryeministrin Rama.

Në momentin e ceremonisë, ka pasur edhe përplasje dhe tension mes protestuesve dhe policisë, pasi disa prej tyre tentuan të kalonin gardhin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion