Publikimi i videove intime, mbërrin denoncimi i parë në polici, efektivët zbarkojnë në studion e Adi Hilës

Rasti i videove të publikuara online, ku përfshihet kompozitori Adi Hila, ka kaluar tashmë në duart e policisë. Për ngjarjen është bërë denoncimi i parë, ndërsa autoritetet kanë nisur verifikimet lidhur me shpërndarjen e materialeve në faqe të ndryshme në internet.
Denoncimi lidhet konkretisht me publikimin dhe shpërndarjen e videove online. Një ditë më parë, Adi Hila është paraqitur në Komisariatin e Policisë, ku ka dhënë dëshminë e tij lidhur me rastin. Gjatë deklarimeve, kompozitori ka sqaruar se kamerat e vendosura në banesën e tij kanë pasur si qëllim sigurinë, ndërsa ka mohuar që videot të jenë publikuar prej tij.
Në kuadër të hetimeve, policia ka kryer edhe kontrolle në banesën e Hilës, ku janë konstatuar kamera. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse bëhet fjalë për të njëjtat pajisje që kanë regjistruar videot e vitit 2024. Hetimet pritet të hedhin dritë mbi mënyrën se si materialet kanë dalë nga burimi i tyre dhe si kanë përfunduar më pas në faqet online.


