Mijëra të dhëna të përdoruesve të Visa dhe Mastercard ekspozohen nga hakerat

Bota

Mijëra të dhëna të përdoruesve të Visa dhe

Të dhënat që përfshijnë mijëra klientë të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase janë publikuar të enjten nga një grup hakerash "ransomware", raporton The Wall Street Journal, çka ka ngritur shqetësime të reja në lidhje me sigurinë e kompanive të jashtme që merren me informacionin e klientëve.

Firmat financiare thanë se incidenti nuk prishi rrjetet e tyre të pagesave ose shërbimet ndaj klientit. Asnjëra nuk e identifikoi kompaninë e palës së tretë që u hakua, sipas Journal.

Një zëdhënës i Visa i tha gazetës amerikane ga se asnjë e dhënë pagese, siç janë numrat e kartave, nuk u prek dhe se sistemet e vetë Visa nuk ishin të përfshira. Incidenti kishte të bënte me një ofrues shërbimesh të palës së tretë në rajonin e Azi-Paqësorit, tha kompania.

Mastercard tha se shkelja ekspozoi një "sasi të kufizuar informacioni nga një nëngrup i mbajtësve të kartave të regjistruar në një program specifik përfitimesh", sipas raportit. Një zëdhënës tha se ekspozimi ishte përmbajtur dhe nuk kishte efekt në rrjetin e pagesave të Mastercard ose në aftësinë e klientëve për të përdorur kartat e tyre.

JPMorgan Chase tha se kompanitë e jashtme që ofrojnë shërbime për bankën ishin në shënjestër. Një zëdhënëse i tha Journal se besohet se sulmuesit kanë aksesuar të dhëna marketingu, potencialisht duke përfshirë emrat e klientëve dhe adresat e email-it. Banka nuk raportoi asnjë ndërprerje në shërbimet ndaj klientit.

Grupi i ransomware-it "n0n" mori përgjegjësinë për sulmin, raportoi Journal, duke cituar firmën e sigurisë kibernetike SOCRadar.

Incidenti nënvizon se si informacioni i klientit mund të ekspozohet përmes ofruesve të palëve të treta edhe kur sistemet e vetë një institucioni financiar mbeten të paprekura.

Edhe pse kompanitë nuk raportuan ndërprerje të pagesave ose shërbimeve bankare, emrat dhe adresat e email-it të ekspozuara mund të krijojnë ende rreziqe. Kriminelët mund ta përdorin këtë informacion për të krijuar mesazhe bindëse phishing që imitojnë bankat ose programet e përfitimeve të kartave.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion