Protestuesit gjuajnë me mjete piroteknike tek Ministria e Drejtësisë
Lajmifundit
/
2 October 2026, 22:43
Kosovë&Rajon

Protestuesit që janë mbledhur sonte në Prishtinë në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë.
Tek ministria u panë edhe një numër policësh të cilët kishin formuar një kordon, ndërsa në një moment, protestuesit hodhën edhe mjete piroteknike.
Aty, organizatori i ‘’Jo në emrin tim’’, Çlirim Haziri, i ka kërkuar ministres Donika Gërvalla që ta procedojë ligjin për Specialen, duke theksuar se ata nuk do të ‘’ndalen asnjë natë’’.
Ai po ashtu i ka kërkuar protestuesve që të mos hedhin mjete piroteknike.

