Radhë kilometrike në Kakavijë, fluks i madh udhëtarësh në kufirin Shqipëri-Greqi
Lajmifundit
/
2 October 2026, 22:27
Aktualitet

Mbrëmja e së premtes ka regjistruar radhë pritje në tokën greke në doganën e Kakavijes. Në sportelet e daljes nga Greqia radha e automjeteve ka arritur në rreth 1 km.
Pjesa më e madhe janë banorë të zonës së Gjirokastrës, të cilët kanë shfrytëzuar nisjen e fundjavës për të kryer blerje të mallrave në Janinë për shkak të çmimeve të ulta.
Fluks i lartë lëvizje në kufi pritet të regjistrohet edhe gjatë ditës së shtunë dhe të diel.

