‘Telenovela’ Ronaldo vazhdon, Federata kërkon të caktojë një takim me yllin e Al Nassr për të sistemuar gjërat
Java e ardhshme do të jetë një javë e rëndësishme për titanët që i kanë dhënë jetë një dualizmi akoma më epik në mijëvjeçarin e ri. Të martën e 6 tetorit Argjentina do t’i japë lamtumirën gjeniut Lionel Messi që do të nderohet në ‘Monumental’ të Buenos Aires me homazhin e duhur për për atë që e drejtoi skuadrën Albiceleste në çatinë e botës në 2022 dhe 4 vite më vonë ishte shumë pranë rikonfirmimit.
Mijëra km larg stadiumit të River Platet, në të njëjtët ditë mund të zhvillohet një takim për të mos e sforcuar një lamtumirë. Është rasti i Cristiano Ronaldos, aventura e të cilit me kombëtaren portugeze rrezikon seriozisht të mbyllet në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, me të cilin Federata Portugeze po kërkon të fiksojë një takim me Cristiano Ronaldon.
Sipas asaj që publikohet te e përditshmja ‘Marca’, qeveria e futbollit luzitane do të tentojë të riparojë raportet me yllin e futbollit, në tentativë për të rigjetur harmoninë edhe me trajnerin Jorge Jesus. Drejtuesit portugezë duan të fiksojnë takimin me yllin e Al Nassr javën e ardhshme. Një pajtim që Jorge Jesus i cilësuar si fajtor nga Ronaldo që nuk e aktivizoi pas fazës së nxemjes në fushë kundër Norvegjisë dhe presidenti i Federatës, Pedro Proença e kishin tentuar më parë kur shkuan në aeroport për ta arritur, por as ky vrapim si nëpër filma nuk mjaftoi
Akuzat dhe kundër akuzat mes Ronaldos, Proença dhe trajnerit arriti në nivele të jashtëzakonshme për futbollistin që fluturoi në Spanjë duke dhënë një mesazh kriptik: ‘Në kohën e duhur do t’iu them të gjithë portugezëve të vërtetën për motivet që më shtynë të lë kombëtaren së cilës i jam dedikuar gjithmonë’. Tani Federata do të tentojë të riparojë gjithçka për t’i dhuruar fenomenit një dalje nga skena graduale, por dinjitoze
Ndërkaq në Portugali që është ndare mes atyre të mbështesin arsyet e trajnerit dhe ata që mbrojnë legjendën e vendit. Dhe në këtë kategori të fundit është edhe një agjenci e posterave publicitare që në prag të stadiumit ‘Da Luz’ kishte vendosur një poster ku shkruhej: ‘Faleminderit Cristiano Ronaldo për gjithçka ke bërë për Portugalinë, do të jesh gjithnjë kapiteni ynë’.


