Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt! Qëndrova se s’kam mëkate publike

Soft

Protestuesit e goditën me vezë, Bledi Mane: Porosi e Qorit e Shehajt!

Sulmi me vezë i një dite më parë nga protestuesit ishte një porosi, një ‘kurth’ i mirëorganizuar, shprehet Bledi Mane. Në bisedën në ’Studio Live’ në Report Tv, gazetari përshkruan momentin kur ndodhej pranë një qendre tregtare në zemër të Tiranës dhe u rrethua nga grupi i protestuesve.

Pjesa më e madhe ishin të mitur, tregon Mane dhe mendon se mund ta kenë ngatërruar për ndonjë deputet.

 Bledi Mane: Ishte një organizim perfekt, unë jam befasuar. Rruga ishte me njerëz, turistë dhe nuk di nga mbinë.

Nisi me një vezë, njëri nga djemtë më tha je me fat se vezët e tjera i qëlluam te parlamenti dhe vetëm një vezë i kishte mbetur dikujt. Nuk u tremba, flas si gazetar dhe si djalë.

E ndjeva që ishte një detyrë, një porosi e marrë me emergjencë për të degjeneruar, diskredituar, gjuajtur, filmuar dhe bërë gjyqin publik. 

Fatkeqësisht dje s’kishte as video porno dhe e mori videoja ime me vezë. Po të kishte dje nga ato videot e bukura me eros, unë do të isha në periferi.

ME TE LEXUARAT