Hekurudhat japoneze punësojnë dy dhi për të pastruar bimësinë e stacionit (VIDEO)

Bota

Hekurudhat japoneze punësojnë dy dhi për të pastruar

Një situatë e çuditshme ka rënë në sy në urën e Stacionit Yotsuya në Shizuoka, Tokio, ku persona të shumtë vareshin në kangjella, shikonin poshtë, qeshnin dhe bënin fotografi. 

Kjo pasi admirohej pamja e dy punëtorëve të rinj në hekurudhat japoneze.

Nagi dhe Poke u punësuan nga hekurudha japoneze, JR East si një “Luftuese barërash. Duke përtypur, ne pastrojmë stacionin”.

Në vend që të përdornin kimikate për të luftuar bimësinë e padëshiruar, autoritetet vendosën të angazhonin dy dhi.

Dy punëtorët veprojnë me qetësi dhe pa ndërprerje, ndërsa njerëzit vinin e shkonin dhe u bënin fotografi.

“Nëse i shihni, ju lutemi të keni kujdes”, këshillon kompania vendasit dhe të huajt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion