Protestuesi nga Vlora qëllohet në sy me plumb gome, i riu në gjendje të rëndë

Një protestues nga Vlora ka mbetur i plagosur rëndë gjatë protestës në Tiranë, pasi dyshohet se është qëlluar me plumb gome në sy.
Sipas informacionit paraprak, i riu është transportuar në Spitalin Ushtarak, ku po merr ndihmë mjekësore.
Gjendja e tij ngre shqetësime për rrezikun e humbjes së shikimit në syrin e dëmtuar.
Rrethanat e plagosjes dhe shkalla e dëmtimit pritet të bëhen më të qarta pas vlerësimit mjekësor.
Ky është rasti i dytë publik që policia qëllon me plumba gome në sy protestuesit.
I riu Erion Vishkulli u qëllua nga policia me plumba gome disa ditë më parë gjatë protestës në Tiranë, ndërsa u desh një ndërhyrje e specializuar në Itali që ai të mos humbte shikimin.


