Dëbora zbardh Dibrën, vështirësi në qarkullim në aksin Maqellarë–Peshkopi, ja zonat ku duhet kujdes

Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në segmentin rrugor Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të Çenokut.
Ulja e temperaturave dhe reshjet e dëborës kanë bërë që rruga të bëhet e rrëshqitshme, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.
Problematikat në qarkullim raportohen kryesisht në zonat ku reshjet janë më intensive, ku nevojiten ndërhyrje për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës.
Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit, të reduktojnë shpejtësinë, të mbajnë distancën e sigurisë me automjetet e tjera dhe të përdorin goma dimërore, me qëllim shmangien e aksidenteve në këtë aks rrugor.


