Përjashtimi i Spiropalit/ Korreshi: “Kokat hëngshin”, ku ishte Spiropali në 13 vite?

Politikë

Përjashtimi i Spiropalit/ Korreshi: “Kokat hëngshin”, ku

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar luftën e brendshme në Partinë Socialiste dhe, më konkretisht, përjashtimin e Elisa Spiropalit nga radhët e socialistëve.

Në një intervistë, Korreshi theksoi se Spiropali është deklaruar politikisht dhe e paralelizoi situatën aktuale të Elisës me atë që opozita ka përjetuar gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Sipas deputetit demokrat, e përjashtuara nga PS-ja e ka provuar mbi supet e saj presionin e qeverisë socialiste, mirëpo deklaratat i ka bërë vetëm pasi iu cenuan interesat personale, duke u larguar nga posti i ministres së Jashtme.

Korreshi u shpreh se Spiropali nuk po përballet vetëm me Ramën, por edhe me rivalitete të tjera të brendshme, në luftën e brendshme të etiketuar si luftë klanesh. Për Korreshin, përplasjet e vrullshme mes Spiropalit dhe PS-së kanë si kontekst vetëm pushtetin dhe ndikimin në parti dhe asgjë më shumë.

Ai ka shigjetuar Spiropalin, duke iu drejtuar me fjalët se mirë iu bë që iu pre koka, pasi ku ishte ajo në zgjedhjet e vitit të kaluar, kur thuhej se kishte vjedhje.

Sipas tij, Spiropali po deklarohet vetëm pasi iu hëngër koka personalisht, duke mos ia ditur fare për egërsinë e shtetit gjatë 13 viteve të pushtetit të Ramës.

Fjalët e Korreshit:

“Kemi qenë kolegë. Çfarë po ndodh me të?

E kanë deklasuar.

Unë kam bërë edhe një koment në komision, ja thashë:

I varën armët në gozhdë, sepse ishte një nga veteranët, një nga përfituesit më të mëdhenj brenda PS-së, në gjykimin tim, që u hëngri kokën, siç e ka edhe shprehjen Rama, “kokat hëngshin”. Ku ishte Spiropali në zgjedhjet e vitit 2025?

Çfarë ka Spiropali?

Thjesht provoi atë që kemi 13 vite që kemi në kurriz. Egërsinë e një shteti kur merret me ty personalisht.

I vajtën te dera e shtëpisë, i vunë gjobë. Ka shprehur pakënaqësi me rënien si kryetare e Kuvendit. Spostimi te Ministria e Jashtme.

Të jesh numri dy i shtetit nuk qenka i pëlqyeshëm?

Çfarë thua?!

Ke shumë gjëra në dorë. E di çfarë bëhet me këto vendime pune për kryetar Kuvendi, me hyrjen në Kuvend. Është si të hysh te guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ku punojnë të gjithë.

Elisa ishte e pavarur si kryetare, kishte shumë gjëra, ishte edhe drejtuese qarku e tenderave, me drejtorë.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion