Protesta, shoqërohet një person i gjako'sur, vijon tubimi (FOTO)

Pamje të tjera nga protesta kombëtare e 28 Nëntorit në Tiranë tregojnë momentin kur forcat e policisë shoqërojnë një person, i cili duket se është i gjakosur. Në pamjet e siguruara, personi shihet i rrethuar nga disa efektivë të policisë, të pajisur me uniforma dhe mjete për kontrollin e turmave, ndërsa nxirret nga zona ku po zhvillohen përplasjet.
Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi identitetin e personit të shoqëruar, arsyet e ndalimit apo rrethanat në të cilat ai ka mbetur i lënduar.
Gjithashtu, nuk dihet nëse dëmtimet janë shkaktuar gjatë përplasjeve me policinë apo në rrethana të tjera.
Ndërkohë, protesta kombëtare vijon në kryeqytet, ku situata është tensionuar në disa momente. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit janë shoqëruar me ndërhyrje të policisë dhe shoqërime të personave të përfshirë në incidente.
Zhvillimet në terren mbeten dinamike, ndërsa priten informacione zyrtare për bilancin e protestës dhe personat e shoqëruar apo të lënduar.

