Protesta në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari që hodhi molotov drejt efektivëve të policisë (VIDEO)

Aktualitet

Protesta në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari që hodhi molotov

Protesta e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, e cila u shoqërua me episode të dhunshme dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë, vijon të jetë në fokus të hetimeve.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka hedhur koktej molotov në drejtim të efektivëve pranë ish-hotel “Dajti”, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.

Policia e ka ilustruar rastin me video, teksa i riu akuzohet për disa vepra penale, mes tyre edhe vrasje e punonjësit të Policisë, e mbetur në tentativë.

“Tiranë, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre, arrestohet 18-vjeçari.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të veprimeve hetimore për evidentimin dhe dokumentimin e akteve të dhunshme gjatë protestës së zhvilluar dje, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 18 vjeç.

Arrestimi i tij u krye pasi, dje, pranë ish-hotel ‘Dajti’, hodhi koktej molotov në drejtim të punonjësve të Policisë të planizuar me shërbim, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre.

Materialet procedurale u referuan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale ‘Vrasja e punonjësit të Policisë’, mbetur në tentativë, ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse’, ‘Shkatërrimi i pronës’, ‘Goditja për shkak të detyrës’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik’ dhe ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’”, shkruan Policia.

VIDEO

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion