Protesta e 127-të, protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e deputetëve të Shqipërisë?

Aktualitet

Protesta e 127-të, protestuesi: Përse nuk shqyrtohen pronat e

Qytetarët vijojnë protestat kundër qeverisë prej 127 ditësh. Gjatë protestës së radhës, një prej protestuesve mori fjalën dhe ngriti një sërë shqetësimesh, duke akuzuar politikën për mungesë transparence dhe korrupsion.

 Në fjalën e tij, protestuesi kritikoi pasurimin e shpejtë të deputetëve dhe kërkoi që pasuritë e tyre të bëhen objekt shqyrtimi.

“Sekreti i tyre është: vidh taksapaguesit. Edhe partia opozitare bashkëpjesëmarrëse. Transparenca në të gjitha kohët është zero. Si pasurohen kaq shpejt deputetët tanë?

Përse nuk shqyrtohet prona e deputetëve të Shqipërisë? Ka deputetë edhe që nuk janë zgjedhur nga populli. Por deputeti i listës është mbështetja për Ramën dhe Berishën”, u shpreh ai.

Në vijim, protestuesi bëri thirrje për bashkim me qëllim ndryshimin e ligjit zgjedhor.

“Ne duhet të bëhemi bashkë që të rrëzohet ligji zgjedhor”, deklaroi ai.

ME TE LEXUARAT