Propozimi i Erion Veliajt për liderët e UÇK-së, miratohet nga Këshilli Bashkiak për t’u shpallur “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Aktualitet

whatsapp-image-2026-09-29-at-6-sd-6abbef9802cab.webp

Është miratuar unanimisht propozimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen “Qytetarë Nderi” të Tiranës të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Nisma e Veliajt kishte marrë më herët miratimin unanim të Komisionit Artistik-Kulturor të Bashkisë së Tiranës, pas propozimit të Komisionit të Titujve, i drejtuar nga historiani Pëllumb Xhufi.

Propozimi vlerëson kontributin e katër ish-drejtuesve të UÇK-së në luftën për çlirimin e Kosovës, në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe pavarësisë, si dhe lidhjet e tyre me Tiranën dhe Shqipërinë.

Vendimi nderon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për kontributin e tyre historik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në proceset që çuan drejt shtetësisë së Kosovës.

Motivacionet për drejtuesit e UÇK-së:

Hashim Thaçi

Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kadri Veseli

Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën dhe përkushtimin ndaj afrimit e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Jakup Krasniqi

Për kontributin e çmuar në Luftën Çlirimtare të Kosovës, në përfaqësimin politik të saj dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e tij të hershme me Tiranën, si një nga qendrat e mbështetjes politike e qytetare për Kosovën.

Rexhep Selimi

Për kontributin e çmuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë e pavarësisë, me mbështetjen e vendosur të SHBA-së dhe partnerëve euroatlantikë. Për lidhjen e veçantë me Tiranën, kryeqytetin që në ditët e luftës qëndroi pranë Kosovës dhe popullit të saj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion