Dënohet me 30 vite burg vrasësi i dy të moshuarve në Dropull (EMRI)

Aktualitet

Dënohet me 30 vite burg vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Thoma Mastora është dënuar me 30 vite burg nga Gjykata e Gjirokastrës për vrasjen e dyfishtë të çiftit të moshuar Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishtë të Dropullit.

Vendimi është dhënë këtë të mërkurë, më 4 nëntor 2026, në përfundim të procesit gjyqësor për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 2 maj 2024.Viktimat, Kosta Ilia, 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, u gjetën të pajetë në banesën e tyre, me shenja dhune në trup. Për këtë ngjarje u arrestua Thoma Mastora, i cili dyshohej si autor i vrasjes së dy të moshuarve.

Gjykata e ka deklaruar fajtor Mastorën për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, duke e dënuar me 30 vite burg. Periudha e kaluar në paraburgim do t’i zbritet nga dënimi, ndërsa pjesën e mbetur do ta vuajë në një burg të sigurisë së lartë.

Ndërkohë, për akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit, gjykata vendosi pushimin e pjesshëm të procedimit penal, për shkak të zbatimit të ligjit për amnistinë.

Gjykata vendosi gjithashtu që fishekët e sekuestruar në banesat e shtetasve V.I. dhe Th.M. të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa shuma monetare e sekuestruar në banesën e viktimave t’u kthehet trashëgimtarëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion