Prisnin e transportonin dru pa leje, IKMT godet rastet e paligjshme në Shkodër

Aktualitet

Prisnin e transportonin dru pa leje, IKMT godet rastet e paligjshme në
IKMT bllokon dy raste të transportit të paligjshëm të materialit drusor në rrugët automobilistike të Qarkut Shkodër.

Gjatë patrullimeve të punonjësve të Drejtorisë Rajonale Shkodër në aksin Koplik-Dedaj Razëm, në vendin e quajtur Bzhedë u konstatua një mjet tip “IFA” i cili po transportonte material drusor të llojit Ah e pashoqëruar me dokumentacion tekniko-ligjor që verteton origjinen e mallit.

Gjithashtu, në aksin rrugor “Koplik-Reç-Dedaj”, në vendin e quajtur Fshati Reç, u konstatua një mjet tjetër tip furgon i ngarkuar me lëndë drusore pa dokumencation.

IKMT kreu veprimet ligjore për të dy rastet bashke me bllokimin e mjeteve dhe sasisë së lëndës drusore e cila u vu në dispozicion të Bashkisë së Malësisë së Madhe.

 

ME TE LEXUARAT