Digjen 4 kamionë dhe skavatori i kompanisë së inerteve në Kurbin, dyshohet e qëllimshme
Lajmifundit
/
6 October 2026, 11:01
Aktualitet

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili ushtron aktivitet në brigjet e lumit Mat, në Kurbin.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, në flakë janë përfshirë 4 kamionë dhe një eskavator. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, por pavarësisht kësaj një pjesë e tyre janë shkrumbuar totalisht.Paraprakisht dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.


