Prishet "qetësia" te Ministria e Arsimit, nis gjuajtja me gurë drejt godinës, përshkallëzohet protesta

Ka nisur marshimi i pedagogëve dhe studentëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në ditën e tetë të protestave në Tiranë.
Pasi qëndruan për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar lëvizjen me një banderolë të madhe ku shkruhet “Stop dhunës ndaj studentëve”.Sipas raportimeve, marshimi pritet të vijojë drejt Ministrisë së Arsimit.
Pedagogët iu bashkuan studentëve gjatë paradites, pasi ishin mbledhur fillimisht para Universitetit Politeknik të Tiranës. Në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama kishte vendosur karrige në bulevard, duke i ftuar të rinjtë për dialog.
Megjithatë, protestuesit kanë vijuar të kërkojnë dorëheqjen e tij, duke shprehur mosbesim ndaj kësaj ftese.
Ndërkaq disa të rinj kanë nisur aksioni e gjuajtjes me gurë drejt godinës së Ministrisë, çka ndodhta do të nxisë dhe reagimin e fortë të policisë,


