Zgjedhjet për kreun e PD-së, Berisha flet për herë të parë: Kam mbetur i habitur nga...

Politikë

Zgjedhjet për kreun e PD-së, Berisha flet për herë të

Ish-kryeministri Sali Berisha të enjten në darkë është shprehur për herë të parë në lidhje me procesin e zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke nënkuptuar se data e zgjedhjeve për kryetar duhej shtyrë, pasi detyra kryesore e partisë ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

I ftuar në emisionin “Politikon” në OraNews, Berisha tha se mbeta i habitur nga vendimi unanim i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të nisur fushatën zgjedhore për kreun e kësaj partie.

Për ish-kryeministrin detyra kryesore e PD-së do të ishte pikësëpari faktimi i batërdisë elektorale, (siç e quan ai) para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Sipas tij, ky ishte detyrimi i parë, ndërsa shton se më pas duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike.

Ai theksoi se për shkak të vendimit unanim të Këshillit Kombëtar, vendosi që të mos shprehet në lidhje me procesin zgjedhor për kreun e PD-së.

“Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha ish-kryeministri.

“Kam mbetur i habitur nga votimi unanim i Këshillit Kombëtar për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra kryesore për mua ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky ishte detyrimi. E kam shkruar që në fillim, padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT