Zgjedhjet në PD, Blendi Fevziu: Gara e paracaktuar. Rama më i pushtetshmi që nga Enver Hoxha

Gazetari i njohur Blendi Fevziu të hënën deklaroi se vendimi i Lulzim Bashës për të mos u tërhequr nga kreu i Partisë Demokratike, është një vendim që i takon vetëm atij.
I ftuar në emisionin e “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu theksoi se çështja e të djathtës në Shqipëri është tejet e rëndësishme, pasi së fundmi ajo ka marrë disa goditje.
Sipas tij, pas 30 vitesh pluralizëm politik, ne kemi mbetur akoma te Dashamir Shehu, mirëpo ata duhet të ftojnë të gjithë njerëzit që besojnë ende te e djathta shqiptare.
“Pse Basha nuk e jep dorëheqjen? Ky është vendimi i Bashës. Në gjykimin tim aq sa e njoh unë politikën, besoj se çështja e të djathtës në Shqipëri është tejet e rëndësishme. E djathta ka marrë disa goditje së fundmi. Problemi në gjykimin tim pa u ndalur te ikja apo jo e Bashës është se brenda PD ka një tentativë të njerëzve që të komandojnë më mirë atë gjënë e vogël brenda tyre sesa të hapen dhe të konkurrojnë. Pas 30 vitesh kemi mbetur akoma te Dashamir Shehu. Që do të thotë se ata njerëz besojnë ende te e djathta të gjithë duhen ftuar për të kontribuar sepse nuk ka asgjë të mirë kur mbyllesh. Kjo nuk po ndodh”, tha ai.
Ndërsa për nismën për shkarkimn e Presidentit Ilir Meta e ka cilësuar si nismë të Edi Ramës.
“Shkarkimi i Ilir Metës është nismë e Edi Ramës. Di që Meta ka dalë nga pozicioni i tij në fushatë, këtë e dimë, por nuk ka bërë shkelje të madhe për shkarkim. E shoh të vështirë që gjyakata kushtetuese të shkarkojë presidentin për deklaratat politike të bëra në fushatë. Ai mund të shkarkohet kur është i çmendur, kur bën tradhti ndaj atdheut dhe kur bën krim në flagrancë, shkelje të kushtetutës kjo duhet verifikuar. Venecia i quajti shkelje deklaratat e Metës, por jo në atë masë për ta shkarkuar.
Ndërsa një mundësi kthimi të Metës në krye të LSI, Fevziu e komentoi se, “Presidenca përdoret për mbyllje të karrierës në politikë, kurse këtu te ne e shohin si rritje në politikë. Në këtë aspekt në mendimin tim nëse Meta do kishte ambicie politike, duhet të dorëzonte mandatin e presidentit të merrte drejtimin e LSI e cila me siguri nuk do të ishte në këtë gjendje. Meta i bie të kthehet në krye të LSI një vit para zgjedhjeve lokale. Por lind pyetja me kë do bëj aleancë tek këto zgjedhje. Problemi është që Meta duhet të përcaktojë me kë do shkojë në aleancë. Rama-Meta është i pamundur për mua, Basha-Meta nuk funksionon fare. Nëse PD bëhet patericë e PS për ti dhënë Ramës pak qetësi, brenda një dekada vendi do ketë një opozitë të re që do përmbysë këtë qeveri, kjo për mua është një katastrofë për vendin”.
Partia Demokratike ndodhet mes legacisë së Sali Berishës dhe raportit të SHBA që ata nuk duan të konfrontohen
“Besoj se Sali Berisha është shpallur non grada jo për vitet që ka qënë si kryeministër, por kur ka qënë jashtë këtij posti. Në këtë vendim kanë ndikuar njerëz që kanë qënë pro dhe kundër tij.
Sali Berisha kishte një legaci sepse ishte lideri i parë i një force politike. U bë njeriu që futi Shqipërinë në NATO, pra mbylli raportin e tij. Pas 2013 e më tej problemet që u krijuan që vinin nga PD dhe LSI iu faturuan atyre dhe kjo iu faturua nga ata që nuk e donin por edhe nga drejtuesit e PD për ti ikur përgjegjësisë ia kalonin atij përgjegjësin. Me kalimin e kohës ai u cilësua si një njeri që po mbante peng PD.
Unë mendoj që është shpallur non grada për periudhën kur iku nga posti si kryeministër.
Me dashje pa dashje atij i kanë ndikuar të gjithë këto faktorë
Nëse më pyet mua, çdo çështje e nxehtë e politikës shqiptarë duhet zbardhur dhe sqaruar në mënyrë që asnjë person i politikës shqiptare të mos mbaj etiketime të tilla.
Nuk e di nëse do të largohet nga PD, por di që për këtë qëllim është bërë. Sali Berisha nuk është njeri që funksionon me presion.
PD ndodhet mes legacisë së Sali Berishës dhe raportit të SHBA që ata nuk duan të konfrontohen.
Basha e ka mbajtur qëndrimin, ka bërë një deklaratë. Përgjegjësia më e madhe e këtyre të PD është që i kanë faturuar Berishës gjëra që nuk kanë qënë të tij”, u shpreh Fevziu.
Rama është njeriu më i pushtetshëm që nga Enver Hoxha
Sipas Fevziut pesha e madhe e pushtetit, e gropos njeriun, ndërsa më tej shtoi se Basha nuk do ti përgjigjet pozitivisht ftesës për bashkëpunim të kryeministrit.
“Edi Rama? Njeriu më i pushtetshëm që nga Enver Hoxha. Edhe për arsye të opozitës. Ka një pikëpyetje të madhe, ç’do bëjë këtë mandat? Historia ka treguar se pesha e madhe e pushtetit, gropos njeriun që e mban. Është e pamundur që Basha të bashkëpunojë me të.
Nëse PD bëhet patericë e PS, për t’i thënë Ramës relaks, brenda një kohe jo të gjatë vendi do të ketë opozitë të rë që do i përmbysë të dyja forcat. Nëse ndodh është katastrofë për vendin. Nëse PD bie dakord, nuk ekziston më,”, tha Fevziu.
Zgjedhjet në PD
Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 13 qershorit të cilat zhvillohen brenda Partisë Demokratike për kreun e PD, gazetari Blendi Fevziu nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV i ka identifikuar si zgjedhje të paracaktuara.
Sipas tij kjo nuk ka lidhje me kandidatët pjesëmarrës në garë, por sic ai thekson kur kreu aktual i partisë vendoset në garë në parim del dhe fitues.
“Kam ndjekur aq sa mund të ndiqet në media ecurinë për zgjedhjet brenda PD. Ka një garë pasi janë kandidatë real dhe jo fake, është një lloj gare, por është një garë e paracaktuar. Kjo sepse zgjedhjet janë zhvilluar si një rutinë normale ku kreu i PD kërkon një rikandidim. Kur kreu i PD është në garë në parim është fitues. Nuk ka asnjë rast ku kreu i partisë të jetë mundur, në 31 vite nuk ka asnjë rast që krytari të jetë sfiduar në detyrë. Do ishte ndryshe nëse Basha do merrte përgjegjësi për humbjen, ose nuk do kandidonte, prandaj mendoj se zgjedhjet janë të paracaktuara. Jo se manipulohet por anëtarësia zgjedh kryetarin. Zgjedhjet duhet të mbaheshin në 24 korrik. Rruga ligjore nuk ka marrë ende përgjigje për të gjitha përfundimet e zgjedhjeve. Të hysh në një garë për kryetarin, duhet ta mbyllësh kapitullin e zgjedhjeve”.
Ndërsa lidhur me deklaratat e Lulzim Bashës që në 25 prill u bë një masakar zgjedhore dhe votat u vodhën, Fevziu e argumentoi se kjo është një retorikë e njohur në politikë, e cila përdoret gjëithmonë nga pala humbëse.
“Ne e njohim retorikën në zgjedhje dhe kjo është retorikë për tu rizgjedhur. Kjo ka ndodhur historikisht në Shqipëri. Sa herë një parti humb zgjedhjet radikalizon zgjedhjet. Retorika nuk ka një limit se pse në Shqipëri nuk merret njeri me retorikën. Para disa kohësh unë zhvillova disa intervista dhe njerëzit në 30 vjet kanë mendime të ndrysheme e retorika te ne nuk ka krijuar asgjë dhe kjo vjen dhe për shkak të mos ndëshkimit. Obama tregon se një nga vendimet e tij më të vështira ishte kur ai po përdorte retorikën që dhe vetë filloj ta besonte. Kur vjen në politikë duhet të marrësh vendime, retorika nuk ka vlerë. Problemi kryesor është kush do e qeveris vendin nga shtatori. Basha duhet të kishte ikur pas humbjes së zgjedhjeve. Gara rrit çdo parti. Konkurrenca e brendshme vë në lojë gjithçka. Mendoj se Basha mund të ishte tërhequr duke pasur një figurë kryesor në PD”.


